Skip to content

“Lekët ose ju vrava”, detaje nga grabitja e postës shqiptare në Kamëz: Autori mbante në dorë pistoletë, si u arratis pa asnjë vështirësi mes rrugicave të zonës

Sipas detajeve të siguruara nga Fax News, autori ka qenë një djalë rreth 25 vjeç. Nga kqyrja e kamerave, ai ka qenë me maskë Covid dhe me kapele dhe kur është futur në Postë nuk ka pasur klientë. Në atë moment kanë qenë 3 punonjësit e postës, një burrë dhe dy gra, ndërkohë që autori mbante njëccantë të vogël ku herë pas herë fuste dorën dhe nxirrte një send në dukje pistoletë, e dyshuar lodër.

Punonjësit e postës nuk kanë kundërshtuar dhe i kanë dhënë paratë dhe ai është larguar në këmbë,gjë e cila shton dyshimet se ai është një banor që e njoh zonën. Policia gjithashtu ka filluar të shqyrtojë nëse bëhet fjalë për nja nga të skeduarit e zonës me precedentë penale.

Njoftimi i Plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.04.2022, rreth orës 14:20, në Kamzë, një person ende i paidentifikuar, i maskuar me kapuç dhe mbante një send të dyshuar si pistoletë, është futur në filialin e Postës Shqiptare, ka marrë një shumë parash dhe është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e tij.

I maskuar me kapuç, një person grabit postën në Kamëz

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb