Kontrollet e vazhdueshme të policisë së Tiranës lidhur me personat që qarkullojnë me armë zjarri por edhe ata që shpërndajnë lëndë narkotike kanë çuar në pranga dy persona në orët e fundit.
Në rrugën “Asim Vokshi” gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit Arsen Caka, 30 vjeç, banues në Tiranë, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materaile, një armë zjarri Pistoletë.
Gjithashtu në bulevardin “Bajram Curri”, gjatë kontrollit të ushtruar nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në mjetin tip “Renaul”, që drejtohej nga shtetasi Gerard Ramaliu, 29 vjeç, banues në Tiranë, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës 3 pako të ambalazhuar me natriban me lëndë të dyshuar narkotike të llojit “Kokainë”.
Janë sekuestruar në total :
– armë zjarri “Pistoletë” me fishekë
– 3 pako të ambalazhuara me natriban me lëndë të dyshuar narkotike të llojit “Kokainë”
– 2 aparate celular
– automjet tip “Renault”
