Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një punonjës policie në detyrë, është përplasur nga një mjet i cili më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Mësohet se mjeti që ka përplasur efektivin është në pronësi të një gruaje, ndërkohë që ende nuk është identifikuar drejtuesi që shkaktoi aksidentin.
Zona ku ka ndodhur aksidenti është në afërsi të Misto Mames, ndërkohë që nuk dihen ende detaje në lidhje me dinamikën e ngjarjes.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë së Tiranës, punonjësi i policisë është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 21.04.2022, në rrugën “Thoma Koxhaj”, mjeti tip “Ford”, në pronësi të shtetases D. M., me drejtues ende të paidentifikuar, ka goditur punonjësin e Policisë Z. M., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme, dhe është larguar.
Si pasojë punonjësi i Policisë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
