Skip to content

Brexit-i i Gjibraltarit britanik, Madridi i kërkon Londrës një marrëveshje deri në tetor

Gjibraltari, një territor britanik i vendosur në bregun jugor të Spanjës, do të largohet nga BE së bashku me Britaninë e Madhe më 29 mars.

Dhe Spanja shpreson të arrijë një marrëveshje kornizë me Mbretërinë e Bashkuar në tetor, për statusin e Gjibraltarit, tha kryeministri spanjoll Pedro Sanchez.

Zyrtarët e Madridit gjithashtu ka nevojë për një periudhë tranzicioni për të arritur një marrëveshje me Londrën për çështjet e mjedisit, ligjet tatimore dhe tregtinë e produkteve të duhanit në atë territor britanik, sqaroi ai.

“Ne kemi nevojë për një marrëveshje në Gjibraltar deri në fund të tetorit”, u tha ai gazetarëve në një samit informal të BE në Salzburg.

Gjibraltari nuk është pjesë e bashkimit doganor të BE, por kompanitë janë të shqetësuar se regjimi kufitar mund të bëhet më i ngurtë pas Brexit.

Kjo mund të dëmtojë ekonominë e këtij territori që varet nga punëtorët që kalojnë kufirin me Spanjën.

Bisedimet dypalëshe midis Londrës dhe Madridit në Gjibraltar janë mbajtur që nga fillimi i vitit dhe zyrtarët e dy vendeve kanë mbajtur deri tani gjashtë takime.

 “Ne kemi disa dallime kur bëhet fjalë për bashkëpunimin gjyqësor dhe policor dhe lëvizjen e lirë të njerëzve”, tha Sanchez në samitin kur liderët e BE-së kërkuan nga kryeministrja Theresa May  garanci rreth kufirit tjetër me Mbretërinë e Bashkuar, atë mes Veriut dhe Republikës së Irlandës.

Bisedimet prekën çështjen e përdorimit të mundshëm të përbashkët të aeroportit të Gjibraltarit dhe ndarjen plotë të fiskale të dhënave të Gjibraltarit për të parandaluar evazionin.