Është arrestuar nga policia e Tiranës autori që aksidentoi efektivin e policisë në rrugën “Thoma Koxhaj” në Tiranë.
Mësohet se efektivi gjatë ushtrimit të detyrës i ka vendosur një gjobe një automjeti qe ishte parkuar gabim dhe në atë moment Ermal Muçolli ka dalë nga lokali ku po qëndronte dhe ka kundërshtuar me forcë punonjësin e policisë duke e goditur dhe e shtyre.
Sakaq efektivi është rrezuar dhe ka rënë në bordurë dhe si pasojë ka thyer këmbën. Aktualisht punonjësi i policisë ndodhet në spital jashtë rrezikut.
Njoftimi i policisë:
Më datë 21.04.2022, në rrugën “Thoma Koxhaj”, mjeti tip “Ford”, në pronësi të shtetases D. M., me drejtues ende të paidentifikuar, ka goditur punonjësin e Policisë Z. M., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme, dhe është larguar.
Si pasojë punonjësi i Policisë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
