Skip to content

Përdhunoi një të mitur në Sarandë, Bajram Tusha thyen masën e arrestit në shtëpi/ Policia ‘kap mat’ 74-vjeçarin teksa…

Shtatëdhjetë e katër vjeçari Bajram Tusha, i bërë i njohur për mediat për shkak të përdhunimit të një të miture, ka thyer masën e arrestit në shtëpi.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se ai është konstatuar nga efektivët duke dalë jashtë banesës. Për këtë gjë, materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Shkallës së Parë Sarandë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, në ngarkim të shtetasit B. T., banues në fshatin Gjashtë, Sarandë, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, duke dalë jashtë banesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb