Skip to content

Shpërthim në një xhami në Afganistan, 10 të vdekur

Të paktën 10 persona e kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi në një xhami në veri të Afganistanit.

Shpërthimi ndodhi në xhaminë shiite Sai Doken, e cila ndodhet në Mazar-e-Sharif.

Zyrtari i spitalit në Mazar-e-Sharif, dr. Ghavsuddin Enveri tha se pas shpërthimit të vdekurit dhe të plagosurit janë sjellë në spital me anë të ambulancave dhe automjeteve private.

Ai njoftoi se të paktën 10 persona e kanë humbur jetën ndërsa 40 të tjerë janë nën trajtim.

Dëshmitarët okularë bënë të ditur se sulmi ishte një sulm vetëvrasës.
Burimi: AA