Skip to content

Erërat e forta ‘paralizojnë’ lundrimin detar në Vlorë, dëme në bare dhe restorante

Erëra të forta në Vlorë që prej mbrëmjes së djeshme.

Era la sjell probleme me furnizimin me energji elektrike për disa zona të Vlorës. Orikum, Radhimë e deri në Llogora kanë mbetur pa energji që prej orëve të mbrëmjes. Probleme me energjinë edhe zona e Lumit të Vlorës dhe Selenicës.

Nga ana tjetër era ka bërë dëme në aksesorë baresh e restorantesh në shëtitoren lungomare.

Lundrimi detar qëndron i pezulluar për mjetet e vogla, peshkarexhat dhe Tragetin e linjës së Brindisit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb