Pas takimit me drejtorët e policisë së qarqeve dhe Gledis Nanon, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi se fokusi kryesor i diskutimeve ishte kultivimi i kanabisit.
Në nje deklaratë për shtyp, Çuçi theksoi se u bë një analizë e përgjithshme për 4 mujorin e parë të vitit, duke shtuar se rritja e pagës së policëve do të ndodhë shumë shpejt, ashtu siç është premtuar.
Pjesë nga deklarata
Bledi Çuçi: Sot ishte për të bërë një analizë të përgjithshme me të gjithë drejtorët e policisë. Bëjmë një analizë të planit të veprimit për 4 mujorin e parë dhe atë të ardhshëm. Fokusi është kultivimi i kanabis, toleranca është zero. Ishte takim pune dhe i zakonshëm, përbën interes por nuk është takim i jashtëzakonshëm.
Kanabis është cështje që diskutohet dhe me strukturat, ka një tendencë për të konfunduar inciativën e qeverisë. Qëllimi është i qartë, tolerancë zero ndaj kultivimit të kanabis të paligjshëm.
-Pyetje: Rritje rroge për policët?
Çuçi: Shumë shpejt do të jetë në muajin tjetër, ato që ne kemi premtuar
(E.D/faxweb.al)
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
