Skip to content

Arrestimi i 6 policëve në Kakavijë, në pranga i kërkuari i fundit

SHÇBA në sajë të operacionit të nisur në mesditë në pikën kufitare në Kakavijë ka bërë të mundur dhe arrestimin e të shpallurit në kërkim.

 

Policia bën me dije se i ndaluari i dhjetë në Gjirokastër është Kastriot Senka, nga Fieri.

 

Ndërkohë më parë SHÇBA ka arrestuar edhe 6 punonjës policie dhe 1 shtetas, për korrupsion pasiv, shpërdorim detyre dhe dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.