Skip to content

52 raste të reja sot me COVID, ja sa pacientë po marrin trajtim në spitale

52 qytetarë kanë dalë pozitivë me COVID gjatë 24 orëve të fundit, nga 1256 testime të kryera.

 

Numrin më të lartë të infektuarve e shënon Tirana.

 

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë, ndërsa nuk ka humbur jetën asnjë qytetar.

 

Në të gjithë vendin janë aktivë me COVID 389 pacientë.