Burime spitalore bëjnë me dije se pak minuta më parë ka mbërritur në spitalin e Beratit një qytetar i dëmtuar në këmbë.

Po këto burime bëjnë me dije se personi dëmtuar është 45 vjeçari, Lame Braho nga fshati Potom. 45-vjecari është dëmtuar teksa punonte token me frezë e cila i ka prekur pjesët e këmbës.

Fermeri është transportuar nga spitali i Skraparit me urgjencë në spitalin Rajonal Berat ku po merr mjekim në repartin e kirurgjisë . Mjekët janë shprehur se 45 vjeçarë Braho është jashtë rrezikut për jetën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re