Skip to content

“Presidentin e kanë zgjedhur më parë sepse mund të kapin drejtësinë”, Cakrani: Kjo është “thembra e Akilit”, lidhet me gjykatën Kushtetuese

Avokati Kujtim Cakrani ka dhënë një intervistë për studion e Fax Neës nëpërmjet një lidhje skype, ku ka folur lidhur me debatin që po zhvillohet mbi zgjedhjen e presidentit të ri.

Cakrani tha se e vetmja arsye pse palët politike do të donin që presidentin ta kishin nga rradhët e tyre është për faktin se ky i fundit zgjedh anëtarët e gjykatës Kushtetuese. Por avokati u shpreh gjithashtu se konsultimet që po zhvilloheshin ishin vetëm një lojë sepse mazhoranca e kishte zgjedhur më parë presidentin pasi vetëm në këtë mënyrë mund të kishte në dorë drejtësinë.

Pyetje: Si është procedura ligjore për zgjedhjen e presidentit të ri?

Cakrani: Procedurat janë të përcaktuara në kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Kjo do të thotë se për zgjedhjen e presidentit zhvillohen 4 raunde deri në raundin e fundit ku janë të mjaftueshme 71 vota që mazhoranca i ka.

Me ndryshimet e bëra në kushtetutë, ku u hoq rregulli që presidenti të zgjidhej me konsensus, sot mazhoranca i ka të gjitha mundësitë që ta zgjedhë me votat që i ka. Ne kemi parë se mazhorancat pëlqejnë që ta kenë presidentin nga ana e tyre.

Presidenti i republikës nuk ka më atë fuqinë që kanë patur presidentët e mëparshëm. Pra fuqitë e presidentit janë reduktuar. Por partitë politike e duan presidentin vetëm për një apo dy arsye. Me ndryshimet e bëra në vitin 2016 në Kushtetutë, presientit të Republikës i jepet e drejta të zgjedhë anëtarët e gjykatës Kushtetuese. Duke patur parasysh debatin e bërë mes Metës dhe qeverisë për zgjedhjen e këtyre anëtarëve, kjo është thembra e Akilit.

Kjo është një lojë, sepse ata e kanë vendosur se kë do zgjedhin president. Presidenti u duhet për të kapur plotësisht drejtësinë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb