Skip to content

Nis procesi i votimit/ Demokratët e Durrësit zgjedhin sot kryetarin e ri, ja 3 kandidatët…

Kreun e saj të ri do të zgjedhë sot edhe dega e Durrësit e Partisë Demokratike ndërmjet tri kandidatëve: Ardian Mukës, Igli Carës dhe Osman Stafës.

Kjo degë fton të gjithë anëtarësinë e saj të marrë pjesë më 23 pril, në votimin për zgjedhjen e kryetarit të PD, dega Durrës.

Votimi zhvillohet në ambjentet e Pallatit të Kulturës nga ora 08:00 deri në orën 18:00. Votuesit duhet të jenë të pajisur me pasaportë ose kartë identiteti si dhe kartë antarësie.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb