Skip to content

“Prokurori më kërkoi para”, historia e biznesmenit që u arrestua për një leje ndërtimi: Mafia e ndërtimit është e zhvilluar këtu në Elbasan, po ushtrohet terror ndaj familjes sime

Para pak ditësh në media u bë publik rasti i tre punonjësve të urbanistikës  në bashkinë e Elbasanit dhe dy personave të tjere mes tyre biznesmenit  Ylli Salla  pasi akuzoheshin për një ndërtim pa leje në Labinot të Elbasanit.

Gjatë një dalje për median këtë të shtunë Z . Salla me letra në duar tregon procedurat e ndjekura prej tij për tu pajisur me leje ndertimi dhe vështirësitë e hasura nga prokurori Artur Ismajlukaj. Ai e akuzon prokurorin e Elbasanit në menyrë të drejtpërdrejt për rryshfet.

Sipas biznesmenit Salla atij i bëhet presion nga mafia e ndërtimit e cila i ka shtrirë rrënjët kudo në Elbasan. Edhe pse gjykata vendosi në seancën e dyte gjyqësore detyrim paraqitje një ditë më parë i kanë komunikuar vendimin sekuestro e pronës dhe pezullim të punimeve.

E marr lejen e ndërtimit, nuk shkon dicka mirë, me thonë për një leje të dytë, pasi u pajisa më tha prokurori e ke të domosdoshme lejen e dyte. Më thotë prokurori se duhet të dëshmosh për lejen e dyte, më kërkoi të dorëzoja telefonin, pastaj më thotë si do bëhët? I thashë jam pajisur me leje dhe do bëj punët.

Ishte një peshkaqen. Cdo gjë e bën në fshehtësi të madhe, kërkoi arrestimin tim, të punonjësve të bashkisë dhe konfiskimin e ndërtesës ndërkohë është me leje.

Ndërtesa është me certifikatë pronësie dhe me hipotekë. Në këmbim të cështjes më kërkoi para. Të premten folloi terrori ndaj familjes.

Mafia e ndërtimit në Elbasan është e zhvillume dhe e kanë mjet të pasurohen. Biznesit i krijohet një presion i paparë.

Në seancën e parë nuk e kam ditur fare. E marrë vesh arrest shtëpie nga numrat e telefonit. Edhe në seancën e dytë polica nuk na njoftoi. Tani jam në detyrim paraqitje.

Unë bëra me dijeni mediat. Dua drejtesi se ndërtesa po del jashtë përdorimit dhr dëmet morale, ekonomik”– u shpreh biznesmeni.

Ndërsa Z Salla kërkon nga organet e drejtësisë respektimin e ligjit dhe kompesim të dëmit ekonomik, vajza e tij tregon për terrorin emocional të përjetuar nga policia e Elbasanit në sy të fëmijëve të vegjël.

“Nuk është hera e parë që na kanë terrorizuar. Kanë tentuar të arrestojnë babain e tij. Unë kam edhe dy fëmijë të vegjel ku oficeri i policisë gjyqësore dhe policinë e Elbassanit ishin këtu për sekuestron e pronës dhe pezullimin e piunimeve. Vendimi është firmosur nga gjyqtari Taulant Tafa”– u shpreh vajza e tij.

Familja Salla premton se do ti shkojë gjërave në fund, deri në zbardhjen e të vërtetës se kush qëndron pas urdhrave që jepen ndaj tyre.

Në lidhje me shtesën në ndërtesën në periferi të Elbasanit janë zhvilluar dy seanca gjyqësore. Në të parën u vendos detyrim paraqitjeje për tre punonjëset e urbanistikës dhe arrest me burg për biznesmenin Ylli Salla dhe përgjegjësin  e punimeve. Ndërkohë në seancën e dytë ai thotë se gjykata u tregua edhe më e butë duke vendosur detyrim paraqitje. Por ai kërkon ti hiqet sekuestro pronës në mënyrë që të vazhdojë punimet pasi në gjendjen aktuale objekti rrezikon degradimin.

/faxweb