Skip to content

Ishte i shpallur në kërkim, arrestohet ‘mashtruesi’ 53 vjeçar në Durrës, i dënuar me 2 vite burg (EMRI)

Policia ka arrestuar shtetasin Arben Kupi i cili ishte i shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 2 vite burg për veprën penale të “mashtrimit”. 53 vjeçari banues në Tiranë, u kap me anë të informacioneve të fshehta nga efektivët e policisë në Durrës.

Njoftimi i Plotë:

Durrës

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 2 vjet burgim, për mashtrim.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, forcat operacionale të DVP Durrës bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Arben Kupi, 53 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, e cila e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Pas denoncimeve të tjera të bëra nga qytetarët, për mashtrime nga ky shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, në mars të vitit 2021, i ka caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për njëjtën vepër penale.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb