Skip to content

Babai i shqetësuar denoncon zhdukjen e djalit 34 vjeçar në Korçë: Vuan nga një sëmundje…

Një 62 vjeçar me inicialet Q.B banues në Pogradec ka denoncuar në polici, zhdukjen e djalit të tij 34 vjeçar. Sipas dëshmisë së 62 vjeçarit, djali i tij ishte larguar nga banesa dhe nuk kishte asnjë informacion rreth tij. Në denoncimin e bërë, bëhet me dije gjithashtu se 34 vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i Plotë:

Ditën e djeshme në Komisariatin e Policisë Pogradec, është paraqitur shtetasi Q. B., 62 vjeç, banues në Pogradec, i cili ka kallëzuar se i është larguar nga banesa djali i tij shtetasi Sh. B., 34 vjeç, që vuan nga sëmundje të shëndetit mendor. Nga ana e Policisë po punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rrethe­ve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb