Skip to content

I dha borxh 135 mijë euro, e mbajti në shtëpi dhe u kujdes për të/ Si e mashtroi i riu nga Kosova biznesmenen nga Tirana: Paratë i investova në…

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e arrestit me burg për shtetasin Qerim Krasniqi, i vënë në pranga dy ditë më parë, pasi akuzohet se ka mashtruar një grua, duke i marrë asaj më shumë se 100 mijë euro cash, me pretendimin se do t’i investonte në bursë.

Në dosjen e prokurorisë q ëka siguruar Fax News, thuhet se shtetasja Mariana Çakuli, e cila ka shitur një banesë në Bulevardin Zogu i Parë në Tiranë, të cilën e ka shitur në vlerën e 170 mijë eurove.

Më pas ajo ka përshtatur një banesë në minihotel, ku dhe është takyar me shtetasin nga Kosova, Qerim Krasniqi, 30 vjeç, i cili ka qendruar për një kohë të gjatë aty, dhe janë miqësuar me njëri tjetrin.

Denoncuesja Cakuli deklaron se të riun nga Kosova e ka marrë dhe në banesën e saj, për shkak të infektimit me Covid, ku dhe është kujdesur për të. Në muajin Gusht të vitit të kaluar, Krasniqi i ka kërkuar asaj një borxh prej 50 mijë eurosh, me justifikimin se i kishin bllokuar llogarinë në Zvicër.

Këtë shumë Cakuli ia kishte dhënë, dhe më pas Krasniqi i kishte kërkuar shuma të tjera më të vogla, duke e çuar shifrën e borxhit në 135 mijë euro.

Pasi ka parë që shuma e borxhit të dhënë ishte e konsiderueshme, Cakuli ka kërkuar kthimin e parave, gjë e cila nuk ka ndodhur nga Krasniqi. Ky i fundit në muajin Dhjetor ka ndërprerë çfarëdolloj komunikimi  me gruan nga Tirana, e cila dhe më pas ka bërë denoncimin.

Gjatë ndalimit 3 ditë më parë në kufi, Krasniqi është shprehur se paratë që ka marrë nga Mariana i ka investuar në bursë, FOREX, përmes një shtetasi nga Maqedonia e Veriut. Sipas tij, paratë që kishte marrë nga Mariana Cakuli, ia kishte dhënë këtij personi, i cili po ashtu ishte zhdukur.

I gjendur në këto kushte, vetë Krasniqi ka shkëputur marrëdhënien me Marianën, e cila i ka kërkuar kthimin e menjëhershëm të të paktën 50 mijë eurove, pasi në të kundërt do ta denonconte siç edhe ndodhi.

Seanca ndaj Krasniqit është duke u mbajtur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb