Personat që humbën jetën në një shpërthim në një rafineri ilegale nafte në jug të Nigerisë më 22 prill, do të varrosen në varr masiv.
Menaxheri i Operacioneve të Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Emergjencave Nigeriane (NEMA), Ifeanyi Nnaji, deklaroi se ata që vdiqën në shpërthim do të varrosen në një varr masiv në provincën Imo.
Nnaji tha se me gjetjen e trupit të një gruaje shtatzënë numri i viktimave nga shpërthimi u rrit në 110.
Duke e përshkruar shpërthimin si të tmerrshëm, Nnaji tha se mbetjet e djegura të viktimave u mblodhën dhe vazhdojnë kërkimet në zonë.
Presidenti nigerian, Mohammed Buhari, e përshkroi incidentin në rajon si një “katastrofë kombëtare”.
Mësohet se mbi 100 persona kanë humbur jetën nga shpërthimi që ndodhi në kufirin e shteteve Rivers dhe Imo në jug të vendit, natën e 22 prillit.
Burimi: AA