Kane Tanaka i Japonisë, që besohet të jetë personi më i vjetër në botë, ka vdekur në moshën 119-vjeçare, njoftoi televizioni publik NHK të hënën.

Tanaka lindi më 2 janar 1903, vitin e fluturimit të parë të kontrolluar të vëllezërve Wright me aeroplan motorik.

Libri i Rekordeve Guinness në vitin 2019 konfirmoi se kjo grua japoneze është personi më i vjetër i gjallë në botë.

Ajo vdiq më 19 prill nga pleqëria në një spital në qytetin Fukuoka në Japoninë perëndimore, raportoi NHK, duke shtuar se i pëlqente të hante çokollatë dhe të pinte pije të gazuara gjatë jetës së saj.

Sipas të dhënave nga shtatori i vitit të kaluar, 86.510 njëqindvjeçarë kanë jetuar në Japoni, dhe 90 për qind e tyre janë gra. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re