Skip to content

Korça voton për të zgjedhur kryetarin e degës/ Demokratët në radhë

ef5952ca 31ea 4a98 b93d 101b22ab2f5b

Sot po zhvillohen zgjedhjet për kryetar dege të PD në nëntë degë.

 

Demokratët janë drejtuar drejt qendrave të votimit për të zgjedhur kryetarin e degës së tyre. Në qendrat e votimit ka patur një fluks votuesish.

 

Në Korçë, shihet që demokratët po presin në radhë për të dhënë votën e tyre. Në këtë qark janë katër kandidatë që garojnë për kryetarin e degës, si: Arben Fezolli, Devis Osmani, Ledina Alolli dhe Mateo Balli.