Skip to content

“Nuk më intereson si del vendimi i gjykatës”/ Këlliçi: Në shtator duhet të nisim fushatën për zgjedhjet bashkiake

Këlliçi: E gjithë tentative e Ramës është që ta çojë PD-në në një situatë kaotike duke i hequr logon e të gjitha që të mos jemi të gatshëm për zgjedhjet bashkiake. Pak më bën interes se si del vendimi i gjykatës. Në vjeshtën e këtij viti ne duhet të zhvillojmë primaret dhe të nisim fushatë në shtator, 7 muaj më herët sesa janë zgjedhjet dhe jam i bindur që do të kemi një rezultat spektakolar sepse njerëzit janë të etur për ndryshimin dhe të kenë një kandidat të besueshëm. Zgjedhjet vendore janë jetike, pavarësisht vështirësive ku na ka futur Edi Rama. Për sa kohë Rama ushqen debatin në PD, forcat e tjera të vogla duhet ta kuptojnë që kemi vetëm një kundërshtar të vetëm, Ramën.

Kërpaçi: LSI-ja do të mbetet gjithmonë e hapur për bashkëpunim. LSI-ja ka luajtur rol përcaktues dhe unë gjykoj se për këto zgjedhje puna duhet të fillojë me ritme të shpejta që ti kthejnë njerëzve demokracinë e munguar.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb