Skip to content

“Basha kishte një strategji tjetër për 25 Prillin”, Musai: Nuk do hynte fare në zgjedhje, do i linte 140 vende PS-së, nëse do arrinte marrëveshjen me…

Drejtori i gazetës “Telegraf”, Ëngjëll Musai ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Aktualitet” në Fax Neës, ku përveç çështjes për zgjedhjen e presidentit të ri ka folur edhe mbi situatën e vështirë ekonomike dhe politike ku gjendet vendi.

Musai zbuloi edhe një detaj tjetër që sipas tij, tregonte bashkëpunimin mes Ramës dhe Bashës. Sipas tij nëse do kishte arritur një marrëveshje me LSI-në dhe aleatët e tjerë, 2 javë para zgjedhjeve të 25 Prillit, Basha kishte në plan të deklaronte se nuk do të garonte, duke i lënëPS-së 140 vende në parlament.

“Ka qenë edhe një strategji tjetër nëse doni ta dini se Basha nuk ka dashur të futej në zgjedhjet e 25 prillit. Po të kishte arritur një marrëveshje me LSI-në dhe aleatët e tjerë, dy javë para do deklaronte se nuk do hynte në zgjedhje dhe nuk do pranonte rezultatin, duke u lënë 140 vende partisë Socialiste”– u shpreh Musai.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb