Skip to content

Komisioneri Oliver Varhelyi viziton sot Tiranë, takohet me Ramën

Komisioneri i Bashkimi Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi do të vizitojë këtë të enjte Shqipërinë.

 

Ai do të zhvillojë fillimisht me shefin e qeverisë, e më pas do të mbajë një konferencë të përbashkët për mediat.

 

Zyrtari i lartë evropian vjen përpara se vendet e unionit të marrin një vendim në muajin qershor për uljen në tryezën e parë ndërqeveritare të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.