Skip to content

Sa delegatë janë të pranishëm në Kuvendin e Partisë Demokratike

Kreu i komisionit për punimet e Kuvendit të PD-së, Belind Këllici u shpreh se në sallën e Pallatit të Kongreseve janë të pranishëm 1445 delegatë.

Duke qenë se numri i delegatëve është më i madh sesa gjysma e numrit të përgjithshëm, punimet e Kuvendit u cilësuan të hapura, dhe e drejta e vendimmarrjes e ligjshme.

“Delegatë prezentë në sallë: 1425 delegatë, për shkak se numri i delegatëve është në total 1838,dhe në sallë janë më shumë se gjysma, deklaroj çeljen e punimeve të Kuvendit, dhe aftësinë pjesëmarrëse të tij”, tha Këlliçi.

Me shumicë votash nga delegatët e pranishëm në sallën e Pallatit të Kongreseve, demokratët kanë zgjedhur 5 drejtuesit e punimeve të Kuvendit gjatë ditë së sotme.

Njësoj si në Kuvendin e 11 Dhjetorit, në krye të këtij komisioni qëndron Belind Këlliçi, ndërkohë që anëtarë janë Albana Vokshi, Edmond Spaho, Ervin Minarolli dhe Ivi Kaso.

Komisioni i drejtimit të punimeve të Kuvendit, dhe sekretariatit teknik:

Albana Vokshi

Edmond Spaho

Ervin Minarolli

Ivi Kaso

Belind Këlliçi (drejtues)

Ledio Nuraj

Minushe Lazaj

Nada Daullja

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb