Skip to content

Ditë jo të mira për Macron: sërish rënie popullariteti

Popullariteti i presidentit francez Emmanuel Macron ka rënë në dy muajt e fundit dhjetë për qind, ku si shkak jepen problemet me të cilat qeveria e tij u ballafaqua pas largimit të ministrave të njohur dhe skandalit të fundit me truprojat e tij, sipas Reuters.

Sipas anketës IFOP, botuar nga Le Journal du Dimanche, vetëm 29 për qind në shtator ishin të kënaqur me punën e tij, krahasuar me 34 përqind në gusht dhe 39 për qind në muajin korrik.

Ish-bankier investimesh, Macron fitoi zgjedhjet në vitin 2017 me 66.1 për qind të votave mbi programin e reformave të modernizimit të Francës, por shumë votues, që nga pensionistët e deri të punëtorët me të ardhura të ulëta, kritikojnë politikat e tij, nga të cilat kryesisht përfitojnë kompanitë e mëdha dhe të pasurit, siç pretendohet.

Presidenti u kritikua javën e kaluar kur ai i tha një të papuni se ai mund të merrte me lehtësi një punë nëse përpiqej.

Macron përjetoi një surprizë të pakëndshme në fillim të muajit kur ministri i tij i mirënjohur për mjedisin, Nicolas Hulot, dha dorëheqjen.

Para kësaj, një nga aleatët e tij më të afërt, Ministri i Brendshëm Gerard Collomb, njoftoi kandidaturën e tij për kryetarin e bashkisë së Lionit në vitin 2020.