Skip to content

Historia e rrallë e Stallones me qenin e tij: si e shiti në kushte urie, për ta riblerë në kushte pasurie

stallone pas youtube

Çdo njeri që ka bërë apo po bën emër në këtë botë për diçka, padyshim që ka dhe pjesën e “çmendur” të jetës. Këtu përfshihen dhe aktorët, ku jeta apo karriera e tyre, është e përshkuar nga lloj-lloj çudirash e befasish.

Njëri prej tyre është Sylvester Stallone.

Në filmin – kult “Rocky”, Stallone shihet gjithnjë me qenin e tij duke vrapuar rreth qytetit.

Qeni e ndoqi atë në film, si dhe në jetën e tij. Ndaj, historia e marrëdhënieve të tyre është e tillë që mund të prekë edhe zemrat më të ngurta. Stallone ishte shumë i varfër dhe kishte një jetë të vështirë përpara se të bëhej popullor dhe pranon sot se momenti më i vështirë në jetën e tij ishte ajo kur hyri në një tavernë, dhe u detyrua ta shesë qenin për 25 dollarë në përpjekje për të mbijetuar duke blerë ushqim.

Dhe pasi futi diçka në stomak, një hamburger, doli duke duke qarë dhe i ndjerë i poshtëruar. Pas dy javësh të asaj ngjarje, ai po shikonte ndeshjen midis Muhammad Ali dhe Chuck Wepner dhe mori frymëzim për të shkruar një skenar – pikërisht “Rocky”-n.

Skenari u përfundua për 20 orë dhe Stalone urgjentisht e ofroi për shitje në kompanitë filmike. E dha për 125 mijë dollarë, por me kushtin për ta luajtur vetë rolin kryesor. Blerësit e hodhën poshtë atë, sepse donin një aktor më afirmativ. Por pas disa javësh u detyruan ta marrin me një pagesë prej 35 mijë dollarësh.

Gjëja e parë që Stallone bëri me këto para ishte të kërkonte njeriun që ia shiti qenin e tij në kushte urie. E gjeti dhe ia bleu për…15 mijë dollarë. Pas çdo vështirësie të kaluar, ata ishin sërish bashkë, kësaj here me para e famë bashkë.