Skip to content

Moska: Izraeli, fajtori i vetëm për rrëzimin e aeroplanit rus në Siri

Forcat Ajrore të Izraelit janë fajtorët vetëm për rrëzimin e avionit transportiues rus Il-20 në Siri, tha të dielën zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, Igor Konashenkov.

Sipas tij, “të dhënat objektive tregojnë se veprimet e pilotëve izraelitë që çuan në vdekjen e 15 anëtarëve të ushtrisë ruse, tregojnë një mungesë e profesionalizmit dhe përbëjnë vepër penale nga pakujdesia”.

“Prandaj, ne besojmë se tragjedia e avionit rus II-20 ka si fajtor të vetëm Forcave Ajrore izraelite dhe ata që marrin vendime për veprime të tilla”, tha gjenerali Konashenkov.

Siç vuri në dukje, Izraeli e njoftoi Rusinë rreth sulmit një minutë më parë, duke shkelur kështu një marrëveshje të drejtpërdrejtë për parandalimin e incidenteve.