Skip to content

Rusia: Mercenarët izraelitë krah për krah me batalionin Azov në Ukrainë

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Mariya Zakharova, ka deklaruar se mercenarët izraelitë po luftojnë kundër Rusisë në batalionin Azov në Ukrainë.

Në një program në radio Sputnik, Zaharova foli për tensionet e ditëve të fundit me Izraelin.

“Unë do të them diçka që ata nuk duan të dëgjojnë. Ndoshta do të interesohen. Mercenarët izraelitë po qëndrojnë krah për krah me militantët e Azov-it në Ukrainë”, tha Zaharova, duke theksuar se politikanët izraelitë e rritën fushatën informative.

Duke theksuar se Izraeli nuk mund të mos jetë në dijeni për këtë, Zaharova tha se personalisht ka parë video dhe materiale të tjera për këtë çështje.

– Tensionet mes Rusisë dhe Izraelit

“Ata thonë Zelenskyy është hebre. Për mua, Hitleri gjithashtu kishte rrënjë hebreje. Antisemitikët më të mëdhenj janë hebrenj”, tha në një intervistë për një kanal televiziv italian ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov.

Ministri izraelit i Punëve të Jashtme , Yair Lapid, reagoi ndaj komenteve të homologut të tij rus, duke i quajtur “deklarata të pafalshme, skandaloze dhe gabim i tmerrshëm historik”. Ai tha se presin nga Rusia që të kërkojë falje.

Thuhet se ambasadori rus në Tel Aviv, Anatoly Viktorov, është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme “për të dhënë një deklaratë”.

Më vonë, Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë tha se vitet e fundit në Ukrainë është zhvilluar antisemitizmi.

“Historia, për fat të keq, njeh shembuj të bashkëpunimit tragjik midis hebrenjve dhe nazistëve”, tha ministria ruse.
Burimi: AA