Apple ka përmbyllur me sukses blerjen e Shazam, aplikacionit shumë popullor të identifikimit të këngëve.
Kompania konfirmoi lajmin ndërsa blerja thuhet ti ketë kushtuar 400 milionë dollarë.
Marrëveshja qëndroi peng e vendimit të Komisionit Evropian i cili hapi hetim për të mësuar nëse do të dëmtohej konkurrenca nga kjo blerje.
Apple gjithashtu tha se aplikacioni do të ofrohet tani e tutje pa reklama në iOS por edhe Android.
Shazam është shkarkuar mëse 1 miliardë herë në mbarë botën dhe përdoret 20 milion herë çdo ditë sipas Apple. /