Skip to content

Pompeo: Sanksionet ndaj Koresë së Veriut nuk do të hiqen deri në çarmatim të plotë bërthamor

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo deklaroi se sanksionet ekonomike ndaj Koresë së Veriut nuk do të ulen për deri sa kjo e fundit nuk përfundon programin e çarmatimit bërthamor.

Në një prononcim të bërë gjatë pjesëmarrjes në një program të kanalit televiziv “Fox News”, Mike Pompeo bëri të ditur se takimi i Presidentit, Donald Trump me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-Un në Singapor cilësohet si “lëshim”, ndërsa shtoi se “As unë e as Presidenti Trump nuk mendojmë kështu,”.

Sekretari amerikan i Shtetit theksoi se kanë shprehur hapur se nuk do të hiqen sanksionet ekonomike ndaj Koresë së Veriut, të cilat janë forcë shtyse për të arritur në rezultatet e dëshiruara në bisedimet e zhvilluara me këtë vend, ndërsa shtoi se “Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk do ti zvogëlon këto sanksione deri sa të arrijmë në çarmatim të plotë bërthamor”.

Edhe përfaqësuesja e përhershme e ShBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ambasadorja Nikki Haley gjatë pjesëmarrjes në programin televiziv “Face the Nation” të kanalit “CBS”, ka thënë se Trump në çështjen e Koresë së Veriut nuk është i interesuar në “masat gjysmake”, ndërsa shtoi se udhëheqja e Phenianit duhet të lejojë inspektorët të hyjnë në të gjitha fushat për ta vërtetuar çarmatimin bërthamor.

Presidenti Donald Trump dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un më 12 qershor zhvilluan një takim në Singapor gjatë të cilit të dy liderët arritën në marrëveshje për çarmatim bërthamor.