
Djali i xhaxhait të viktimës Ilvi Meta, hedh dyshime në lidhje me pistën e vetëvrasjes të të riut brenda në komisariatin e Kavajës. Meta shprehet se në fytyrën e të riut nuk ka shenja dhune, ndërkohë që familja nuk është lejuar të shohë trupin e të riut përpara kryerjes së autopsisë.
“Dritaret të larta, 3 metra nuk arrinë të varesh me lidhsen e bluzës. Fytyra e bardhë nuk ka shenja dhune ndërsa në trup nuk e shohin se është bërë autopsia
Urdhër arresti për vjedhje para 1 muaji por nuk e kanë njoftuar e detyronin të pranonte. Nuk është njoftuar familja.
Nuk i kanë njoftuar për dërgimin në morg dhe nuk i kanë lejuar ti shohin trupin para autopsisë i ka penguar policia.
Nuk u është dhënë informacion familjare”, është shprehur djali i xhaxhait të Ilvi Metës. Akuza të forta hodhi më herët dhe babai i viktimës, i cili tha se është e pamundur që djali i tij të jetë vetëvarur me lidhësen e bluzes, siç edhe pretendoi policia.
Pas ngjarjes së rëndë Agjencia e Mbrojtjes Policore njoftoi se janë arrestuar inspektorët e policisë Bexhet Berberi dhe Rushit Kola si dhe nën-komisari Petrit Brahimaj.
Pasditen e djeshme i riu Ilvi Meta gjeti vdekjen ne ambientet e Komisariatit. Ai dyshohet se kreu vetëvrasje me lidhësen e kapuçit të xhupit sportiv. Meta ishte arrestuar pak orë para ngjarjes pasi gjykata kishte vendosur në mungesë arrest me burg për akuzën e vjedhjes.
“Iu ka mbetur policëve në dorë”, flet babai i të riut që humbi jetën në komisariatin e Kavajës: Lajmin e pashë në media, nuk më kontaktoi askush. S’ishte problematik
(E.K/Faxweb.al)
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
