4 makina janë djegur gjatë natës në qytetin e Shkodrës, bëjnë me dije burime për Faxëeb.al.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:00 të mëngjesit të kësaj të shtune, ku kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar forcat zjarrëfikëse.
Sipas të dhenave nga vendi i ngjarjes janë 3 mjete të djegura plotësisht dhe 1 pjesërisht.
Dyshohet se zjarri në njërën nga makinat mund të ketë qenë i qëllimshem, ndërkohë që më pas si pasojë e erës ato janë djegur njëra pas tjetrës.
Burimet thonë se autorët kanë pasur si qëllim djegien e mjetit të shtetasit Gent Dushku. Ku i fundit është arrestuar nga policia disa vite më parë në akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.
Pronarët e mjeteve të tjera që janë djegur, janë: Gazmend Pllumbaj, Musa Mosli dhe Agim Markaj.
Ngjarja te zona e Bexhistenit në hyrje të qytetit. Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, dhe janë duke u sekuestruar kamerat e sigurisë, për të parë nëse ka gjurmë të autorëve të kësaj zjarrvënie.
Sic shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Fax News, flakët që janë përhapur pas djegies së makinave kanë qenë të mëdha, dhe është dashur puna e disa zjarrfikësve për të bërë të mundur shuarjen e tyre.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 02:50, në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, janë djegur plotësisht automjetet tip Audi në pronësi të shtetasit G. P. , Audi në pronësi të shtetasit G. D, ndrërsa automjetet tip Volksëagen në pronësi të shtetasit M. M. dhe Opel në pronësi të shtetasit A. M., janë djegur pjesërisht.
Vijojnë veprimet hetimore duke mbledhur çdo provë materiale dhe vlerësuar çdo informacion si dhe duke bashkëpunuar ngushtë me ekspertë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për përcaktimin e shkakut të djegies dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
(E.K/Faxweb.al)
…
/faxweb
