Skip to content

Përplasi me “G-Class” çiftin dhe foshnjën, përfundon në pranga pas 2 orësh arrati Ajas Sulejmani/ I shumëkërkuar për trafik droge nga autoritetet britanike (Ja detajet)

Është vetëdorëzuar në polici pas dy orësh arrati, autori i aksidentit të sotëm te “Rruga e Kavajës” në Tiranë.

Ajas Sulejmani, përplasi sot me automjetin e tij “G-Class” çiftin Vilma dhe Arjan Konomin dhe fëmijën e tyre 3 muajsh te vijat e bardha në kryeqytet.

Kanë qenë kalimtarët e rastit që kanë vrapuar për t’u dhënë ndihmën, më pas të plagosurit janë transportuar në spitalin e Traumës. Fatmirësisht, gjendja shëndetësore e foshnjës është e mirë ndërsa prindërit e tij janë në spital në gjendje stabël për jetën.

Shoferi ka shfrytëzuar blloqet e pallateve në zonë për t’ia mbathur nga policia për më shumë se dy orë. Menjëherë pas aksidentit, policia shoqëroi si dëshmitar kushëririn e tij, i cili nuk dihet nëse ishte pasagjer në makinë.

Makina “G-Class” është në pronësi të Sulejmanit me targa gjermane, i cili ka qenë duke e drejtuar mjetin pa patentë, pasi i është hequr prej tre javësh.

Vlen të theksohet se Sulejmani është person në kërkim nga autoritetet angleze për trafikim të lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Pas nje pune intensive hetimore u be e mundur kapja e autorit te dyshuar te Aksidentit Rrugor ne nje nga spitalet private te kryeqytetit dhe si dhe shoqerimi i tije ne ambientet e Komisatiatit te Policise Nr.2, per kryerjen e veprimet te tjera hetimore ne funksion te ngjarjes rrugore.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb