Ministri libanez i Ekonomisë dhe Tregtisë, Amin Salam tha se Banka Botërore ka miratuar një kredi prej 150 milionë dollarësh për importin e grurit në Liban.
Selam bëri një deklaratë për televizionin Al-Sharq Bloomberg të Arabisë Saudite në lidhje me çështjen e sigurisë ushqimore dhe furnizimit me grurë, e cila ka qenë në rend dite në vend një kohë për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.
Ai tha se Libani ka punuar për një “hua urgjente” me Bankën Botërore për një kohë për t’u marrë me krizën ushqimore që ndodhi si rezultat i krizës globale gjeopolitike dhe ekonomike. “Libani është vendi i parë që mori një kredi emergjente”, tha Salam.
“Banka Botërore ka dhënë miratimin përfundimtar për një kredi emergjente prej 150 milionë dollarësh që do të përdoret në importin e grurit”, tha ministri libanez.
Duke iu referuar transaksioneve që do të bëhen pas miratimit të kredisë, Salam tha se “Kredinë do ta kalojmë në miratim në Këshillin e Ministrave përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 15 majit”.
Burimi: AA