Skip to content

Punëtori bie nga lartësia e një pallati në Tiranë, gjen vdekjen në vend (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një punëtor ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e një pallati në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi në rrugën Kasem Shina në Tiranë.

Mësohet nga burimet se viktima është rreth 50 vjeç. Ai eshte identifikuar si Krenar Aliu.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes ndërsa policia ka nisur punen per zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.05.2022, rreth orës 16:55, në rrugën “Kasem Shima”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i një banese ku ishte duke punuar, shtetasi K. A., 50 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb