Skip to content

Fjalimi i Trump shkakton të qeshura në OKB, ja si reagon ai (Video)

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka bërë xhiron e rrjetit me fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Në momentin që Trump po vazhdonte pjesën e dytë të fjalimit, të gjithë anëtarët e asamblesë nuk kanë arritur të mbajnë dot të qeshurat.

Gjatë fjalimit, Trump filloi të flasë për sukseset duke thënë se “administrata e tij ka arritur më shumë se pothuajse çdo administratë në historinë e vendit të tij”.
“Në më pak se dy vjet, administrata ime ka realizuar më shumë se pothuajse çdo administratë në historinë e vendit tonë,” vazhdoi Trump, duke shkaktuar të qeshura nga salla në Nju Jork.

Trump buzëqeshi me ndërprerjen, dhe tha:
“Nuk e prisja këtë reagim, por është ok”.s.net.