Skip to content

“Gjej shesh e ndërto objekt nuk funksionon”/ Inxhinieri Meçe: Nuk janë ambjentet vetëm të fusësh kokën, duhet modern…

Inxhinieri, Arben Meçe ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Aktualitet”, moderuar nga Bejdo Malo në Fax News, ku ka folur mbi cilësinë e ndërtimeve që po bëhen në Shqipëri, kryesisht në kryeqytet.

Meçe tha se ndërtimet nuk duhet të shiheshin vetëm në aspektin e strehimit por edhe në ndërtimin e sistemeve që e bëjnë ambientin më modern. Inxhinieri shtoi se nuk po ndiqej asnjë bazë ligjore nga ndërtuesit dhe se për këtë nuk ngrinte zërin as opozita.

Në Tiranë po investohet mbi objekte që në gjykimin tim janë shkelje të rënda urbane. Gjej një shesh ndërtimi e ndërto objekt, nuk funksionon, nuk jepen ashtu lejet. Po ti shikosh ndërtimet ne blloqe banimi, të jep mundësinë të urbanizosh e të zhvillosh stilin e jetesës. Tipar themelor i ndërtimit është ndërtimi mbi blloqe urbane dhe kupton që cilësia e jetesës është e përmasave të tilla, një nga elementët që emancipon shoqërinë është urbanizimi.

Detyra jonë është që të shohim dicka më lart se ai interesi i ngushtë jetësor, jo vetëm të futësh kokën por ndërtimin e sistemeve që e bëjnë ambjentin modern dhe mbi të gjitha edukojnë qyettarët që të bëjnë qytetarin shqiptar ekuivalent me atë europian.
Pallatet e Shijakut janë ndërtuar mbi llogjikë të pastër. Tërmeti dëmtoi muret por pjesa tjetër u rezistoi, projektimi i asaj kohe ka qenë autodidakt, projektuesit kanë pasur pjekuri.

Çdo ndërtues ka bazën ligjore por sot e kësaj dite nuk është bërë. Sot opozita ka mbyllur gojën dhe nuk futet në këtë terren të minuar nga Rama“- u shpreh Meçe mes të tjerash.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb