Skip to content

Makina bie në kanalin me ujë/ Humb jetën 31 vjeçari në Divjakë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Fierseman, në Divjakë.

 

 

Policia bën me dije se rreth orës 14:20, në fshatin Fierseman, shtetasi Dorian Dervishi, 31 vjeç, banues në Remas, Divjakë, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka rënë në një kanal me ujë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj dalje nga rruga.