Skip to content

Recetë: Tortë Mimoza e kripur me patate

Variant i tortës së kripur Mimoza, ndryshe nga ai i ëmbli, ka disa versione për t’u përgatitur. Përshembull, si bazë, mund të shërbejë ose tuli i bukës ose patatja. Kjo recetë do ketë në përbërje pataten.

Përbërësit për një tortë mesatare

4-5 patate mesatare

2-3 karota

Disa feta proshutë (mortadelë apo ç’të dëshironi. Nëse nuk doni shije mishi atëherë këtë shtresë mund ta zëvendësoni me feta salmon)

Majonezë

Misër të zier

3-4 kokrra vezë të ziera

Përgatitja:

Zieni patatet dhe pritini në kubikë ose në feta rrumbullake, jo shumë të trasha. Shtroni pjesën e parë të tortës dhe lyejeni me pak majonezë në mënyrë që patatet të marrin shije. Sipër saj grini karrotat në rende. Rregulloni shijen e tyre me pak kripë e piper.

Në të njëjtën anë të rendes grini vezët e ziera duke plotësuar kështu shtresën e tretë. Në këtë moment shtroni proshutën ose salmonin (varet kë keni zgjedhur). Vendosni një shtresë të hollë majoneze dhe mbylleni me një përzierje patatesh në kubikë dhe kokrra misri.