Kardiologu shqiptar në Gjermani, sot doktor i parë në qytetin e Bocholtit ka treguar arsyet se pse e ka lënë Shqipërinë dhe se pse mjekët po largohen cdo ditë nga vendi.
Shqipëria ka përherë e më pak mjek edhe pse Fakulteti i Mjekësisë mbetet më i synuari nga studentët shqiptar.
Por teksa po përballemi me ” eksodin” masiv të mjekëve pak kush di vërtet arsyet qe i çojnë ata të lënë përfundimisht Shqipërinë dhe ushtrimin e profesionit në vendin e tyre.
Stafi ynë ka udhëtuar në Gjermani, ku së fundi janë vendosur 70% e mjekëve dhe infermierëve që largohen nga Shqipëria.
“Largimi nga Shëipëria për faktin se nuk ka pasur vende, ka pasur vende të kufizuara në specializim, mbështetje. Në Shqipëri ndahen në dy grupe, një pjesë e specializantëve që nuk kanë pagesë, dhe kjo është dikush ofron punën dhe në fund nuk merr asnjë mbështetje. Dhe pyetja është si do jetojë ky person. Nuk paguhet, si do vishet, si do paguajë qiranë. Një grup i madh nuk marrin asnjë lloj rroge apo të ardhure. Në Gjermani rroga e mjekut specializant është rroga më e lartë se e njëriut më të paguar në Shqipëri, guvernatorit të vendit. Gjermania për fat është varka e shpëtimit, ka bërë ligje për shtetin shqiptar. Nuk ka asnjë shtet të BE ku shqiptarët të kenë të drejtën për të ushtruar profesionin e tyre. Unë si mjek nuk kam të drejtë të punojë në vende të tjera përveç Gjermanisë. Prej 2021 jam mjek primar kardiolog. Do më kthente një ofertë më e mirë”- u shpreh mjeku.
Dok. Elton Gjoka, mjek kardiolog prej 10 vitesh ushtron profesionin në Gjermani. Ndërsa liston arsyet e largimit, Gjoka thotë se mjekët dhe infermierët do të vazhdojnë të largohen pasi Shqipëria ende nuk ka reflektuar.
Gjermania mbetet ” destinacioni” kryesor i bluzave të bardha të Shqipërisë, pasi ekuivalentimi i diplomës dhe specializimeve është lehtësisht i mundur.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
