Skip to content

Aksidenti i kamionit në Vlorë, konfirmohet viktima e dytë, pasagjeri gjendet i vdekur mes inerteve

Është konfirmuar viktima e dytë nga aksidenti i kamionit në Bypasin e Vlorës. Burime nga policia bëjnë me dije se është gjetur mes inerteve dhe trupi i pajetë i pasagjerit në kamion, ndërkohë që më herët ishte konstatuar vdekja e shoferit.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se të dy viktimat janë me origjinë nga Kavaja, të moshave 30-35 vjeç.

Identitetet e viktimave nuk duhen ende, ndërkohë që kamioni me të cilin ata udhëtonin ka përrfunduar i shkatërruar, për shkak të peshës së madhe të inerteve që ishte duke transportuar.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Aksidentohet kamioni i firmës që ndërton Bypas-in e Vlorës, vdes shoferi, pasagjeri i bllokuar nga inertet

(E.K./Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb