Sipas lajmit të botuar në gazetën me tirazhin më të madh të vendit, “Verdens Gand”, që nga vitet 1990 vihet re një rritje e numrit të norvegjezëve që preferojnë të kalojnë në fenë islame.
Gazeta përcjell deklaratat e Karin Vog, e cila thotë se numri i norvegjezëve myslimanë në vitet 1990 ishte 500, kurse në vitet e fundit shifra ka arritur në 3 mijë.
Në të kaluarën gratë norvegjeze e zgjidhnin fenë islame përmes martesës, cilëson Vog, ndërsa shton: “Tani ky fenomen ka ndryshuar shumë. Tani, veçanërisht gratë e përzgjedhin islamin duke lexuar e bërë kërkime”.
Kurse Linda Noor, drejtoreshë e Minotek Anthropogji, tha se bota po zvogëlohet dhe se të gjithë mund të kenë kudo qasje në informacionet rreth Islamit.
Monika Salmouk, një norvegjeze që është bërë myslimane 4 vite më parë, tregon se ka bërë shumë kërkime dhe po lexonte libra mbi Islamin.
Norvegjezja Silje Aaliya Nilsen tha se atë e kishte tërhequr Islami dhe ishte bërë myslimane në moshën 16 vjeç.
42-vjeçarja Solva Nabila Sexelin gjithashtu tha se familja ishte kujdesur për familjet e azilkërkuesve dhe e kishte zgjedhur Islamin duke u frymëzuar nga fëmijët e familjeve të emigrantëve myslimanë.
Ndërsa 77-vjeçari Truls Noor Ahmad Bolstad, një prej burrave norvegjezë që ka zgjedhur Islamin, thotë se ai është bërë myslimanë kur ka qenë 15 vjeç.
