Banoret e Mengëlit në Elbasan janë ngritur në protestë.

Sipas tyre prej 30 vitesh ata kanë shfrytëzuar tokën shtetërore përreth bazës ushtarake ndërsa kanë mbjellur ullinj.

Ditët e fundit kësaj sipërfaqeje të mbjellur me ullinj i janë vendosur shenja nga baza ushtarake per tia marrë me pretendimin se do të merret e gjithë toka qe dikur ka qenë në territorin e bazës.

Sipas banorëve ullinjte jane në prodhim të plotë. Ata shtojnë se çdo vit kanë paguar takse te fondi pyjor dhe se nuk është e drejte që tua marrin sot atë për të cilën kanë investuar dhe punuar. Sipas banorëve shteti nuk duhet ti kishte lejuar të investonin.

“Kemi paguar shumë vite në pyjore, 16 vite kemi ullirin në prodhim. Të na marrin e të na vrasin si fshat. Është gjynaf i zotit, hajdutë privatë po e marin!”-tha një nga banorët.

Na dëmton ekonominë e familjes, kemi gjithë atë tokë me ullinj”-tha një tjetër.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re