28 raste të reja janë shënuar të infektuar me COVID 19, në 24 orët e fundit në vend por fatmirësisht asnjë humbje jete.

 

Në raportin e përditshëm MSH njofton se edhe 66 pacientë të infektuar janë shëruar nga koronavirusi.

 

Prej javësh në vendin tonë nuk është shënuar asnjë humbje jete ndërkohë që edhe rastet e reja vijnë gjithnjë e në ulje.

 

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 703 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 28 qytetarë, në këto bashki:14 në Tiranë, 4 në Shkodër, 2 në Fier, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Patos, Lushnje, Sarandë, Konispol, Përmet, Tepelenë, Korçë.Janë 239 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.Janë shëruar 66 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,066 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Maj 2022)Raste të reja ditore 28Të shëruar në 24 orë 66Të shtruar në spitale 4Humbje jete në 24 orë 0Testime ditore 703

Testime totale 1,821,469Raste pozitive 275,802Raste të shëruara 272,066Raste Aktive 239Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 141Fier 26Korçë 16Vlorë 14Gjirokastër 12Shkodër 12Elbasan 6Lezhë 5Berat 3Durrës 2Dibër 2

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re