Këta jane banorët e lagjes Vullnetari që jetojnë pergjatë rrugës “Selahmin Bici“ në Elbasan . Mungesa e investimeve në infrastrukturë ka bërë që banorët ti marrin vetë kazmat , lopatat dhe të mbushin gropat e krijuara nga ujërat e zeza.

Banorët thone se prej 25 vitesh që jetojnë aty nuk kanë parë investime. Ankohen per mingesën e kanalizimeve, ndricimit dhe cilësinë e rrugës e cila vështirëson të përditshmen e tyre. Akuzojnë politikanët se kujtohen për ta vetëm në kohë fushate ku përvec premtimeve boshe nuk kanë realizuar asnjë investim. Me rritjen e temperaturave jetesa bëhet edhe më e vështirë pasi rrezikohen nga ndotja e dalë në sipërfaqe të rrugës.

“40 familje që janë këtu, i ruajnë vetëm për vota se për gjë tjetër, asgjë nuk bëjnë. Nuk na vjen njeri të na shohë sesi i kemi hallet. Vijnë për fushatë kërkojnë ndonjë votë, pastaj se ku hajmë se ku jetojmë, nuk do t’ja dijë njeri.

Është një katastrofë e madhe me të gjitha mungesat e kanalizimeve e të gjitha këto. Apeli ynë është që të paktën rruga dhe kanalizimet të bëhen, të ndërhyjë një herë shteti”– shprehen disa prej banorëve.

Në rrugën” Selahmin Bici” prane prites te Zaranikes jetojne të paktën 40 familje ku te moshuarit dhe fëmijët nuk e kalojnë dot pragun e shtëpisë pasi rrezikohen nga ujërat e ndotur.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re