Në gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijon seanca për masat e sigurisë të të arrestuarve pas operacionit “Plumbi i Artë”.

Burimet bëjnë me dije se në disa momente ka patur tension mes të arrestuarve dhe Nuredin Dumanit, pasi ky i fundit ka treguar gjithçka për ngjarjet më të bujshme kriminale të ndodhura vitet e fundit në vendin tonë.

Ndërkohë, në dëshminë e tij, i arrestuari Besjan Xhixha tha se Dumani pas çdo vrasje u jepte siguri se nuk do t’i ndodhte asgjë, pasi kishte lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madje duke theksuar edhe emra hetuesish, duke shtuar se në një moment të dytë do të flasë edhe me emra.

Dëshmia e Besjan Xhixhës në gjyq:

“Nuredin Dumani ka kryer 12 vrasje. Pas çdo vrasje, na ka thënë se nuk më gjen asgjë, pasi ka lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madhe më ka thënë që ka lidhje me prokurorin Altin Dumani. E ka njeriun e vetë dhe ndihej i mbrojtur. Dumani është strehuar më shumë sesa një vit e gjysmë në shtëpinë time dhe e njoh dhëmbë e dhëmballë, madje një dhemb prej floriri e kemi vendosur tek një i afërmi im, nëse doni shkoni e verifikoni. Dumani duhet të flasë për të gjitha krimet që ka kryer, nëse me të vërtetë është i penduar”

18 të arrestuar dhe 14 në kërkim, janë të akuzuar për një sërë krimesh nga operacioni ‘Plumbi i artë’ i SPAK, ndërkohë 18 të prangosurit u lanë me masën ‘arrest me burg’ nga GJKKO. Dy të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj nga qelia zbërthyen vrasjet nga grupet e organizuara kriminale të dekadës së fundit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re