Dy punonjës të një pike shitje gazi në Durrës janë dëmtuar nga shpërthimi i një bombule.

 

Bombula ka shpërthyer në flakë si pasojë e rrjedhjes së gazit.

 

Dy punonjësit e lënduar janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Durrës/Informacion paraprakRreth orës 11:00, në lagjen nr.14 Durrës, në një pikë shitjeje, si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer një bombël gazi.Për pasojë janë dëmtuar punonjësit e pikës së shitjes, shtetasit R. K., 25 vjeç dhe E. K., 41 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re