Skip to content

Drogë dhe municione në banesë, pranga 47-vjeçarit në Berat

Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë Berat, pasi akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

 

Në sajë të operacionit të koduar, “Kalaja”, është bërë i mundur kapja e Landi Bixheku, i cili posedonte 2.5 kg Heroinë dhe 441 kg Cannabis Sattiva.

 

Sipas policisë ndalimi i 47-vjeçarit është bërë pasi në banesën e tij në lagjen “13 Shtatori”, u gjetën 441 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva e përpunuar në formën e  Çokollatës , 2.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë,  një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, një arkë me 35 granata ofensive dhe 40 difensive dhe peshore elektronike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.