Deputetja e PD Ina Zhupa i ka bërë edhe njeherë thirrje deputetëve që të mos votojnë projektligjin për dhënien me koncesion te parkut të Butrintit.
Aju nga foltorja e Kuvendit u shpreh se kjo gje nuk ndodh në asnjë vend të botës, sepse nuk ka shtet të përgjegjshëm që ia kalon trashegiminë kulturore privatit.
Ina Zhupa: Dëgjova një përrallë, dhënien e Butrinit me koncesion me 10 vjet nje fondacioni privat. Vjet po coja djalin tim në Butrint, nuk e dija se një vit më vonë do të isha duke e mbrojtur nga një model që nuk ekziston në asnjë vend të botës. Ajo e ka hequr nga përralla nga modelet e vendeva të tjera.
Asgjë e përbashkët me ligjin tonë për tia dhënë privatit. Ku e gjetën këtë model? Sepse nuk ka shtet të përgjegjshëm që ia kalon trashegiminë kulturore privatit.
Në Shqipëri janë 4 individ privat, e padëgjuar më parë. Thonë nuk po e shesim. Gjithmonë ka kryetarët e bashkisë ku ndodhet siti, e kanë hequr pushtetin lokal. Mjafton një anonim që ka zgjedhur ministrja që të jetë aty. Butrintit me kete fondacion të krijuar i hiqet mundësia që KLSH të shoh se ca behet atje, është privat e nuk e kontrollon dot.
Fandacioni thotë se do e marrë për 5 mln dollar. Ai Butrint prodhon për 10 vjet, 60 mln dollar.
Nuk është arsye që për 5 mln dollar të jepni Butrintit. Ju jeni anëtare bordi. 2 vjet ministrja do jetë kryetare bordi. Ne rrezikojme historinë dhe identitetin. Ju mftoj të mos e vtoni këtë akt, që dorëzon trashëgiminë kulturore te privati
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb



